Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
150 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës
Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, Biblioteka “Marin Barleti” në bashkëpunim me Departamentin e Letërsisë pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, zhvilluan sot një veprimtari shkencore.
Fjalën e mirëseardhjes e mbajti z. Maxhid Cungu, drejtor i Bibliotekës “Marin Barleti” i cili ia dha fjalën e përshëndetjes Provincialit Françeskan At Pashko Gojçaj si dhe Rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi” Prof. Suzana Golemi.
Më tej veprimtaria u zhvillua nën moderimin e Dr. Ermira Alija
Prof. As. Dr. Arben Prendi kumtoi temën “Vështrim mbi Fjalorin e At Benedikt Demës” ku evidentoi rëndësinë e Fjalorit të fjalëve të rralla shqipe dhe i fjalëve të huaja të përdorura në veprën e At Gjergj Fishtës.
Prof. As. Dr. Vinçens Marku foli për librin “Letërshkëmbimi i Fishtës”. Ai paraqiti përvojën e tij si përkthyes i letrave të Át Gjergj Fishtës me Át Pal Dodaj duke evidentuar edhe faktin që figura e At Gjergj Fishtës do të njifet më mirë nëpërmjet botimit të Letërshkëmbimeve.
Zj. Magdalena Haxhi kumtoi temën“ Gjurmë të At Gjergj Fishtës në bibliotekën “Marin Barleti” ku hodhi dritë mbi librat, dorëshkrimet dhe njësi të tjera arkivale që kanë të bëjnë me At Gjergj Fishtën.