Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Festivali Letrar i Shkodrës, edicioni XIV

Edicioni i XIV i Festivalit Letrar të Shkodrës që organizon Biblioteka "Marin Barleti", vijoi edhe këtë të shtunë me bisedën mes shkrimtarit Virgjil Muçi dhe lexuesve shkodranë, moderuar nga pedagogia e letërsisë Ermira Alija.
Gjatë bisedës së tij autori tha se e ishte i nderuar që ndodhej në Festivalin Letrar të Shkodrës, ai e quajti këtë festival një festë të madhe të kulturës.
Përveç përvojës së tij si krijues i shumë librave në prozë e poezi, ai foli edhe për çështjet e kritikës letërare ku theksoi se nuk mund të ketë letërsi pa kritikë. Botimet nuk mund të kenë vlerën letrare pa kritikën letrare, e cila është në gjendje të nxjerrë në pah vlerën e vërtetë të një autori dhe të veprës së botimit.
Muçi thotë se sot nëse ka diçka që e vret letërsinë shqipe ajo është heshtja. Ai citon një shprehje të Joseph Brodsky ku thotë: "Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh".
====================
Virgjil Muçi u lind në Tiranë më 18 gusht 1956. Veprimtaria e tij letrare e artistike është tejet e gjerë dhe e larmishme. Është autor i mëse 17 librave që rrokin një krijimtari që zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë dhe, së fundi, edhe në lëmin e kritikës letrare. Kontributi i tij është i ndjeshëm edhe në fushën e përkthimit me rreth 37 tituj nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm. Gjithashtu ai është aktiv edhe në shtypin e përditshëm e atë periodik me shkrime kryesisht nga fusha e kulturës. Virgjil Muçi është fituesi i çmimit Kadare 2018.
Ai ka botuar:
"Përralla shqiptare për 100+1 natë" (1996)
"Këpucë tek" (1999)
"Vdekja e pensionistit" (2001)
"Dashuria nuk troket dy herë" (2003)
"Të dielat : shënime për anash librave" (2005)
"Erotikoni dhe Satirikoni" (2010)
"Mekati fillestar" (2016)
"Fajin ma ka gjuha"
"Piramida e shiprtrave"

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme