Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Nxitjen e talenteve të reja në fushën e Letërsisë.
Në kuadrin e projektit që po zbaton Biblioteka “Marin Barleti” për nxitjen e talenteve të reja në fushën e Letërsisë, sot u zhvillua seanca e dytë e trajnimit.
Vizioni i këtij projekti është zhvillimi i kreativitetit dhe aftësive të të shkruarit të letërsisë artistike tek të rinjtë, në veçanti te nxënësit e shkollave të mesme të qytetit tonë.
Pjesëmarrës në këto trajnime janë rreth 50 nxënës të shkollave të mesme të Bashkisë Shkodër të cilët janë identifikuar paraprakisht nga mësuesit e tyre për prirje të veçanta për krijimtari në fushën e letërsisë.
Përmbajtja e programit të trajnimit është përgatitur dhe po drejtohet nga poeti, pedagog i letërsisë shqipe pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Alfred Çapaliku.
Projekti do të shërbejë edhe si një ndihmesë për mësuesit e letërsisë për të rritur frymën e interesimit dhe vëmendjes së nxënësve për lëndën e letërsisë.