23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit nga UNESCO me 15 nëntor 1995.
Në këtë kuadër, Biblioteka “Marin Barleti” organizoi hapjen e ekspozitës “Shtypshkrimi në Shkodër” e cila përmban ekzeplarë që ruhen në fondet e bibliotekës tonë si: libra, revista, gazeta e materiale të tjera të shtypura në vite në shtypshkronjat e Shkodrës.
Përveç vlerave të çmuara historike, shoqërore, fetare, filozofike që mbartin këto materiale, ato janë gjithashtu një dëshmi e përkushtimit atdhetar të një plejade intelektualësh por edhe e mjeshtrave tipografe që i krijuan dhe i zhvilluan ato ndër vite.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur çdo ditë gjatë orarit zyrtar të Bibliotekës, deri me datën 30 prill 2022
Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)
Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme