Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Takimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike
Në
Bibliotekën "Marin Barleti" u zhvillua takimi i Këshillit Vendor të
Sigurisë Publike organizuar nga Bashkia Shkodër me praninë e ambasadorit
të OSBE në Shqipëri z. Vinzenco Del Monaco dhe autoriteteve të tjera
vendore. Me këtë rast të pranishmit vizituan ekspozitën me libra
antikuarë të përgatitur nga stafi i Bibliotekës. Ambasadori Del Monaco
shprehu interesim të veçantë për pasurinë e fondeve të Bibliotekës duke
bërë propozime konkrete për lehtësimin e bashkëpunimit me
institucione kulturore italiane. Kryetari Bardh Spahia u shpreh se
zhvillimi i institucioneve kulturore si Biblioteka, është një ndër
prioritetet e Bashkisë Shkodër.