Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Ekspozitë: "Shkodra dhe Shqipëria nëpërmjet kartolinave Purger&Co në vitet e Pavarësisë"

Në kuadrin e javës së Pavarësisë, biblioteka publike "Marin Barleti", Shkodër çeli ekspozitën: "Shkodra dhe Shqipëria nëpërmjet kartolinave, Purgers & Co në vitet e pavarësisë”!
Koleksionisti Andrea Jakova na ofroi një koleksion prej 100 kartolinash me ngjyra, me pamje nga qytete të ndryshme të Shqipërisë së fillimit të shek. XX. Ai shpjegoi se mbledhja e këtij koleksioni është frut i një pune disa vjeçare dhe i pasionit të tij për objektet e trashëgimisë kulturore që i përkasin Shkodrës dhe qyteteve shqiptare.
Kuratori i kësaj ekspozite Maxhid Cungu tha se fotot janë shkrepur me mjeshtëri nga autorët duke na dhënë imazhe të papërsëritëshme të realitetit të qyteteve shqiptare të epokës.
Kjo ekspozitë shpreh edhe një mesazh sensibilizimi që të ruajmë dhe të mirëmbajmë atë që ende ka mbetur në qytetet tona, veçanarisht në Shkodër.
Êshtë një ekspozitë tejet interesante, prandaj ju ftojmë ta vizitoni!..

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme