Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Prezantohet romani “Kohë dashurish të harruara”, të autorit Ardian Cerga

Biblioteka “Marin Barleti” organizoi prezantimin e romanit “Kohë dashurish të harruara”, të autorit Ardian Cerga.
Në aktivitet ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Bardh Spahia gjithashtu dhe shumë pjesëmarrës, lexues, miq të përherëshëm të Bibliotekës tonë.
Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Ardian Cerga ka ardhur këtë herë para lexuesve dhe artdashësve shkodranë në një dimension të ri, në rolin e shkrimtarit.
Libri “Kohë dashurish të harruara”, bazohet në jetën personale të tij nga vitet ’80 deri më sot ku trajtohet një gamë e gjërë ngjarjesh nga jeta shoqërore e Shqipërisë së këtyre viteve.
Drejtori i Bibliotekës Maxhid Cungu, në fjalën e hapjes theksoi se shoqëria shqiptare ka nevojë për vepra të tilla letraro-artistike të cilat paraqesin një shikim retrospektiv të kësaj përiudhe në Shqipëri.
Veprimtaria u moderua me mjeshtëri nga aktorja e teatrit “Migjeni”, Merita Smaja e cila në vazhdim interpretoi pjesë nga libri.
Shkrimtari i mirënjohur Xhahid Bushati paraqiti një analizë të strukturës dhe kompozimit artistik të romanit. Gazetarja dhe prezantuesja Neda Elbasani lexoi dhe interpretoi pjesë të cilat krijuan atmosferën e ngjarjeve të përshkruara në libër.
Në vazhdim morën fjalën aktori Astrit Fani, lexuesi i pasionuar Sokol Haliti, pedagogu Gëzim Puka, shkrimtaret Mimoza Rexhvelaj, Arjola Zadrima, Merita Kastrati, koleksionisti Andrea Jakova të cilët drejtuan pyetje në adresë së autorit si dhe dhanë përshtypjet e tyre për librin.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme