Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Java e librit!
Veprimtaritë dedikuar javës së librit në kuadër të Ditës Botërore të tij kulmuan me aktivitetin "Letërsia dhe qyteti", organizuar nga Biblioteka Publike "Marin Barleti" në oborrin e Muzeut "Oso Kuka" ku i ftuar ishte shkrimtari Stefan Çapaliku për të ligjëruar rreth marrëdhënies së hershme të Shkodrës me letërsinë.
Ndër të tjera ai foli për kushtet historike të zhvilimit të kulturës si dhe të letërsisë në veçanti në qytetin e Shkodrës.
Shkrimtari Çapaliku theksoi gjithashtu rëndësinë që ka letërsia në përmirësimin e jetës sociale e kulturore të qytetit.
Në këtë aktivitet u promovua edhe libri më i ri i autorit Stefan Çapaliku "Darkave, nga nji mbas buke", një përmbledhje me tregime të shkurtëra.
Drejtori i Bibliotekës Maxhid Cungu, falenderoi pjesëmarrësit dhe tha se një ndër objektivat kryesore të Bibliotekës mbetet rritja e cilësisë së veprimtarive kulturore të cilat shkojnë në drejtim të rritjes së numrit të lexuesve dhe zhvillimit kulturor të qytetit.
Takimi përmbyllës për Ditën Ndërkombëtare të Librit u ndoq me mjaft interes nga një numër i lartë pjesëmarrësish.