Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Prezantohet libri "Vajza dhe nata", i autores Nordana Hasa
Në Biblotekën "Marin Barleti", u zhvillua prezantimi i librit me poezi titulluar "Vajza dhe nata” të autores Nordana Hasa. Në këtë veprimtari morën fjalën shkrimtarët Zija Vukaj, Kolë Kodra, Lindita Halili, etj, të cilët analizuan vlerat artistike të poezive si dhe mesazhet që përcjellin ato.
Studentët Xhilberto Gega, Alvis Hysaj, Klevisa Bardeli, Laura Kasteri, interpretuan pjesë nga poezitë e librit.
Instrumentisti Eni Haxholli me flautin e tij krijoi një atmosferë shumë të këndëshme në këtë aktivitet kulturor.
Aktiviteti u drejtua nga moderatorja Marinela Sela.