Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Me 13 tetor, përkujtojmë lindjen e figurës së shquara të letërsisë shqipe, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni).








REZIGNATA

Na shprehun të ngushlluem gjetme në vaj …
Mjerimet i morme në pajë
me jetë … se kjo botë mbarë
ndër gji t’Univerzumit asht një varrë,
ku qenia e dënueme shkrrahet rrshanë
me vullnet të ndrydhun në grusht të një vigani.
- Një sy i stolisun me lot të kulluet së dhimbës së thellë
ndrit nga skaji i mjerimit,
e kaiherë një refleks i një mendimit të hjedhtë
veton rreth rruzullimit
shfrimin me gjetë mnis së vet të mnertë …
Por kreu varet, syni’i trishtuem, mbyllet
e nga qerpiku një lot i kjart’ shtyhet
rrokulliset nga fytyra, bie në tokë e thrrimet,
e ndër thrrimet e vogla të lotit ka një njeri lindet.
Secili prej tyne n’udhë të fatit të vet niset
me shpresë në ngadhnim ma të vogël, përshkon të gjitha viset
kah rrugët janë të shtrueme me ferra e rreth të cilave shifen
vorret të shpëlamë me lotë e të marrët që zgërdhihen.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme