Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30
Imazhe dhe realitete njerëzore. Shkodra përmes kinematografisë.
I ftuar në ambientet e bibliotekës publike "Marin Barleti", në pasditen
e sotme, ishte sociologu dhe studiuesi Julian Bejko. Gjatë bisedës së
tij ai analizoi sesi imazhi në lëvizje formëson një kulturë dhe si duhet
interpretuar, duke e zhveshur me elegancë nga çdo mitizim i një epoke
të caktuar. Ai shqyrtoi si diskutim kyç mënyrën sesi Shkodra është
zgjedhur të shfaqet në kinematografinë shqiptare. Idetë e shtruara nga
studiuesi Bejko u diskutuan nga të pranishmit, duke nxitur një atmosferë opinionesh dhe debati.