Mbreti i Tules
Deri n’dekë besnik ke s’thohet
Ishte n’Tule ‘j padishà,
Diq e dashtna mbas do kohet
E ‘j got’ arit shêj i la.
Sa at gotë arit gja nuk dote
E gjithmonë me têne piu:
Por ka ‘j lot per faqei shkote
Gjith’ sa herë pite fatziu.
Kur pau vedin tuei mbarue
Njehë qytetet, e gjithshka
Trashigimtarit ja la shkrue,
Por putirin nuk ja la.
N’ndêje t’parve, n’buzë të detit
Gjith’ parsín n’nji gost ‘i thrret;
Ulet n’gost’ e ka rreth vedit
Mbledhun bashkë parsín e vet.
E t’ksaj t’kandshmes jetë dëshirin
Piu ma t’mbramin e lumnoj
Pisi plak, mandej putirin
Nder val’ t’détit e fakroj.
�
Tui zhyt’ e pau n’fund t’zallit
Tui këcye nelt, tui hupë me turr:
E n’at ças i ranë prej ballit
Fikun syt e s’piu ma kurr.
Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)
Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme