Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongrasi i Alfabetit!

Kongresi i Manastirit ose siç njihet Kongresi i Alfabetit mes datave 14 nëntor - 22 nëntor 1908 ka qënë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit. Historia e alfabetit është e ndërlikuar dhe shumë e gjatë. Fillon me alfabete të përdorura nga persona të veçantë, vijon me të tjerë, të përdorur nga shoqëritë e para jashtë dhe brenda Shqipërisë, si Shoqnia “Stambollit”, “Agimi” e “Bashkimi” të Shkodrës, dhe shkon deri më 12 nëntor 1908, kur u mblodh Kongresi i Manastririt që kishte qëllim vendosjen e një alfabeti të përbashkët.

Në kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, këta delegatë i përfaqësonin 26 qytetet dhe shoqëritë e ndryshme brenda dhe jashtë atdheut.

Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare.

Ndër pjesëmarrësit e shquar në Kongresin e Manastirit qenë At Gjergj Fishta, dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi dhe Hilë Mosi nga Shkodra, Shahin bej Kolonja dhe Petro Nini Luarasi nga Kolonja, Thoma Abrami nga Korça, Sotir Peci nga Bostoni, dhe Bajo Topulli e familja Qiriazi nga Manastiri.

Nën kryesinë e Atë Gjergj Fishtës u arrit menjëherë në mendimin e përbashkët që alfabeti t’i shërbente kryesisht forcimit të unitetit kombëtar.

Komisioni solli vendimin për të krijuar alfabetin e gjuhës shqipe, duke mënjanuar kështu polemikat e kundërshtimet e duke hedhur bazat për formimin e gjuhës letrare shqipe. �Në këtë takim të hapur që u mbajt paradite në 20 nëntor, u shpall vendimi i Kongresit, i cili u miratua nga të gjithë delegatët e pranishëm.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme