Sheshi 2 Prilli, Shkoder
Hene - Premte : 08.00- 16.00; E-Shtunë: 08.00-13.30

Në kuadrin e 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, nxënësit e gjimnazit "At Pjetër Meshkalla" zhvilluan një orë letrare

Në kuadër të 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, të premten e kaluar, nxënësit e gjimnazit "At Pjetër Mëshkalla", zhvilluan një orë letrare të veçantë në ambientet e Bibliotekës Publike "Marin Barleti". Gjatë kësaj ore, ata patën mundësinë të zbulonin botën e poezisë dhe të krijojnë një lidhje më të ngushtë me artin e fjalës. Nxënësit lexuan poezi të njohura nga autorët shqiptarë duke shprehur ndjenjat e tyre përmes fjalëve.

Pjesë e aktiviteteve ishte gjithashtu vizita nëpër ambientet e bibliotekës, ku nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me burimet e shumta të informacionit dhe librat që biblioteka ofron. Ata u informuan si të përdorin burimet e bibliotekës për të studiuar, duke marrë informacione mbi mënyrën e kërkimit të librave dhe materialeve të tjera. Kjo përvojë u dha nxënësve mundësinë që të kalojnë një orë ndryshe nga bankat e shkollës.

Librat e vjeter

Libra te rralle, Doreshkrime te skeduara (FLASH)

Katalogu PDF

Libra e periodike te skanuara ne formatin PDF te shkarkueshme