Sektori i Albanologjisë pranë bibliotekës " Marin Barleti" ka botuar katalogun Albanologjia (Tregues Kronologjik). Katalogu na njeh me librat që ndodhen në fondin albanologjisë në gjuhë të huaj, vepra të botuara nga shekulli XV deri 1944. Në këtë botim gjënden trajtesa të autorëve perëndimorë, ballkanas, dhe turq që shërbejnë si një bazë e rëndësishme për studimet albanologjike. Katalogu është vijim i botimit të mëparshëm mbi trajtesat balkanologjike.
Në katalog përshkrimi bibliografik i librave është dhënë i plotë duke i qëndruar besnik të dhënave të fletës së titullit edhe pse ato shpesh janë të gjata. Përkitasi me përshkrimin bibliografik është dhënë në mynyrë të skanuar edhe kopertina e librit, për librat që e kanë, ndërsa për të dëmtuarit është përdorur frontespici apo edhe fleta e parë. Libri shoqërohet me tregues alfabetik të autoreve dhe treguesin sipas titujve. Libri është punuar nga Z.Fatmira Lekiqi punonjëse pranë këtij fondit. Realizimi i tij u bë i mundur me mbështetjen financiare te Bashkisë Shkodër. Libri do t\'iu dhurohet falas bibliotekave shqiptare.ë