Në kuadër të binjakëzimit, Rotary Club i Shkodrës dhe Rotary Club i Kotorit i dhuron Bibliotekës Publike "Marin Barleti" një kënd aktiviteti për fëmijë. Ky kënd ka si qëllim të bëjë të mundur frekuentimin e bibliotekës nga fëmijët nga mosha 3-7 vjeç, shoqëruar nga prindërit dhe të afërmit, duke promovuar afrimin e fëmijëve me librin dhe metodat bashkëkohore të edukimit alternativ. Kjo dhuratë u përurua sot, në prani të përfaqësuesve të Rotary Club Shkodër dhe një grupi fëmijësh të kopshtit “Borëbardha” si dhe fëmijëve të tjerë të qytetit, dashamirës të librit, të cilët morën pjesë së bashku në lexime në grup. Shpresojmë që kjo iniciativë të zgjojë interes dhe të mbështetet edhe nga grupe të tjera interesi apo institucione të ndryshme. Biblioteka Publike “Marin Barleti” falenderon Rotary Club Shkodër dhe Rotary Club Kotor për dhuratën e dedikuar fëmijëve të qytetit të Shkodrës. Rotary Club Shkodër dhe Rotary Club Kotor afrojnë edhe më shumë fëmijët e qytetit të Shkodrës me Bibliotekën Publike “Marin Barleti”!