Sot në sallën e fondit të fëmijeve, të Bibliotekës Publike “ Marin Barleti” u zhvillua punëtoria projekt – propozimi “Biblioteka që dua”.
Nxënës të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali“ patën mundësinë të shfaqnin idetë e tyre rreth asaj çfarë duhet të ofrojë Biblioteka Publike e qytetit të tyre. Synimi i kësaj punëtorie është njohja me dëshirat e fëmijëve dhe pritshmëritë e tyre rreth shërbimit në Bibliotekën Publike të qytetit të Shkodrës.