Takimi i radhës i grupit “Mes miqsh”, që u zhvillua në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” pati në qendër temën : “Poezia në tekstet e këngëve”. Të rinjtë përmes lojës didaktike “Poezi apo këngë” dhanë mendimet e tyre rreth temës. Ata në fund të takimit arritën në përfundimin se poezia është arti i shpirtit që gjendet jo vetëm në letërsi.