Në kuadrin e Ditës Botërore të Librit dhe e të Drejtës së Autorit, Biblioteka Publike “Marin Barleti” ka organizuar një seri bisedash me nxënës kryesisht maturantë të disa prej shkollave të arsimit të mesëm të lartë në qytet. Tema e këtyre bisedave ka qenë diskutimi rreth veprës poetike të poetit, shkrimtarit, dramaturgut dhe studiuesit Martin Camaj.� �
Kjo seri bisedash ka si qëllim t`u vijë në ndihmë nxënësve duke ofruar një njohje dhe analizë më të thellë të veprës poetike të Camajt, nëpërmjet çelësash të ndryshëm leximi.