Mësuesi dhe intelektuali Skënder Beci u lind në Shkodër më 24 mars 1940 dhe u nda nga jeta më 12 Prill të 2014-ës. Në vitet 1953-1955 punoi si mësues në Cakran te Fierit e më pas u transferua në Shënkoll të Lezhës, ku punoi si mësues e drejtues shkolle për shumë vite, si dhe aktivist me rininë e Lezhës si Sekretar i Rinisë.
Në vitet `80-të e në vazhdim ka punuar në organet drejtuese të kulturës në qytetin e Shkodrës. Në vitet 1990-1991 ka qenë drejtues i Bibliotekës Publike "Marin Barleti", ku u mor me studime dhe drejtoi me profesionalizëm.
Në vitin 1969 dekorohet me urdhërin, "Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore" të Klasit të III-të, ndërsa në vitin 1979 i jepet "Urdhëri i Punës" i Klasit të II –të.
Mësuesi, drejtuesi dhe intelektuali Skënder Beci do të kujtohet nga kolegët, miqtë dhe nga qytetarët shkodranë veçanërisht edhe për ruajtjen dinjitoze të arkivit të çmuar që trashëgon deri më sot Biblioteka Publike "Marin Barleti".
Ai ishte një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë shkodrane, i cili sfidoi kornizat dhe dogmat ideologjike që i ndanin njerëzit.