Ditën e enjte, datë 14.09.2017 në mjediset e Bibliotekës “Marin Barleti” në prani të Kryetares së Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi u bë promovimi i revistës: “Gegnia” e përkohëshme kulturoro – artistike, 3-2017. Revista e cila tanimë ka hyrë në vitin e dytë të publikimit, është botim i Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Bibliotekën “Marin Barleti”. Redaksia e këtij numri përbëhet nga Gjovalin Çuni, Arben Prendi, Ermira Alia dhe Erzen Koperaj. Në numrin e fundit janë botuar 23 artikuj të ndarë në 12 rubrika.
Në këtë takim krahas fjalës përshëndetëse të znj. Voltana Ademi diskutuan dhe një pjesë e anëtarëve të redaksisë. Znj. Voltana Ademi i dhuroi pjesëmarrësve numrin e ri të revistës. Biblioteka “Marin Barleti” falenderon të pranishmit e shumtë të këtij takimi.
Revista mund të gjendet në versionin on-line në adresën:www.bibliotekashkodër.com në rubrikën: Të rejat e fundit.