"Me lexue Zorben", titullohej Mbasditja Poetike e mbajtur dje në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadrin e 104 vjetorit të lindjes së autorit dhe Ditës Botërore të Librit dhe e të drejtës së Autorit.
Poezia e Zef Zorbës u përcoll për të pranishmit nga aktorët e Teatrit “Migjeni” dhe u moderua nga poetja Arjola Zadrima. Lidhur me autorin dhe me aspektin studimor rreth veprës së Zorbës folën shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati si dhe njëra nga të bijat e Zorbës.