Zef Simoni ishe përkthyes, studiues dhe diplomat. U lind në Shkodër me 19.03.1933. Ishte i biri i Cuk Simonit. Mësimet e para i merr në shtëpi nga prindërit. Mësoi ofro 11 gjuhë të huaja. Punoi si përkthyes në Agjensinë Telegrafike Shqiptare (A.T.SH.) dhe kryeredaktor e përkthyes në Ndërmarrjen e Botimeve Tiranë. Në vitet e para të demokracisë ishte ambasador në Spanjë, deri më 1997 dhe më pas do të dalë në pension. Është autor i fjalorit gjermanisht - shqip dhe shqip - gjermanisht, spanjisht - shqip si dhe disa variante të fjalorit italisht - shqip. Është bashkautor me Ferdinand Lekën i fjalorit italisht - shqip (me rreth 50 mijë fjalë), Fjalorit shqip - italisht (40 mijë fjalë). Gjithashtu është përkthyes i veprës "Kushtrimi i të parëve" nga Xhek London.
Është fitues i çmimit të parë si përkthyesi më i mirë në Shqipëri nga Fondacioni "Soros".
Stafi i Bibliotekës Publike "Marin Barleti" ngushëllon familjarët, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit!