Ambasada Japoneze në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Bibliotekën Publike "Marin Barleti" organizuan ekspozitën fotografike "Udhëtim në Japoni".
Në ceremoninë inaguruese të kësaj ekspozite ishte e pranishme Ambasadorja e Japonisë në vend H. E. znj. KATO Kikuko dhe Kryetari i Bashkisë Shkodër z. Benet BECI.
Të pranishëm ishin gjithashtu Prefektja Majlinda Angoni, z. Alban Xhaferri, drejtues te institucioneve vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të ftuar të tjerë.
Fotot e shkrepura në vende dhe momente të ndryshme na njohën me natyrën e mrekullueshme dhe shumëngjyrëshe japoneze, arkitekturën e re dhe të vjetër si dhe stilin vibrues të jetës së japonezëve.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datën 11 Mars, në ambientet e Bibliotekës Publike "Marin Barleti".