Luigj Gurakuqi u lind në Shkodër me 19 shkurt 1879 dhe u pagëzua me 20 Shkurt të po të njëjtit vit. Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, radhitës dhe nënshkrues i dokumentit të shpalljes së pavarësisë, njeri i letrave, arsimtar dhe personazh i politikës shqiptare, çerekun e parë të shekullit 20-të.
Është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë.
Fusha e veprimtarisë së tij shtrihet nga politika, në fushën e arsimit dhe në veprimtarinë letrare.
Konkretisht veprimtaria letrare e Gurakuqit bazohet në krijimin poetik veçanërisht, gjithashtu në studime teorike e publicistikë. Gurakuqi ishte gjithashtu njohës i thellë i trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar dhe i kulturës klasike latine. Figura e tij është nderuar me titujt "Mësues i Popullit" e "Hero i Popullit". Në respekt të veprës së tij në Bari të Italisë një sheshi dhe një rruge i është vënë emri "Luigj Gurakuqi".
Luigj Gurakuqi vdiq me 2 mars 1925 në Bari të Italisë.