Ditën e martë, në një nga ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, të rinjtë e arsimit të mesëm të lartë patën mundësinë të ishin të pranishëm në një bisedë me përkthyesin dhe shkrimtarin Meritan Spahija. Ata u njohën me përkthimin e tij të kryeveprës Danteske “Komedia Hyjnore”. Shqipëruesi iu përgjigj pyetjeve që iu drejtuan ne lidhje me sipërmarrjen e tij madhore dhe përcolli mesazhe të rëndësishme, lidhur me veprën në fjalë si dhe me përvojën e tij përkthimore. Falenderojmë z.Spahija për bisedën e zhvilluar me nxënësit dhe Zyrën Vendore Arsimore Shkodër, si një ndër partnerët kryesorë të Bibliotekës Publike “Marin Barleti”.