Në kuadër të pjesëmarrjes së bibliotekës sonë në projektin access IT në bibliotekën tonë nga data 26-27 qershor u mbajt takimi i rradhës. Në konference morë pjesë pjesëmarrësit nga bibliotekat e vendeve të ndryshme të Ballkanit dhe të Europës, si ato të Bibliotekës Kombëtare të Beogradit, Bibliteka Universitare dhe Publike e Riekës (Kroaci), të Tuzlës (Bosnje Hercegovinë), Bibliotekës Publike të Poznan (Poloni), si dhe Bibliotekës Publike Veria (Greqi). Kjo konference u zhvillua nën drejtimin e z.Rob Davies nga Anglia.
Në konferencë u shfaqen eksperiencat e bibliotekave, dhe puna e tyre për krijimin e bibliotekave dixhitale.
Projekti në fjalë synon përfshirjen e bibliotekave dixhitale në rrjetin e Europeanes. Një pjesë të ligjeratave të mbajtura në këtë konference janë të publikuara në web. tonë në rubrikën: "Të ndryshme - Botime".